Dyshohet për rrëmbim! Zhduket biznesmeni i njohur grek, policia ‘në këmbë’

0

Policia greke është ngritur në këmbë për gjetjen e biznesmenit të njohur George Kyparissis. Biznesmeni është zhdukur në rrethana ende të panjohura. Ka qënë miku i tij ai i cili ka denoncuar në polici zhdukjen e Kyparissis. Biznesmeni, i cili është aktiv në fushën e makinave rezervë dhe ka dhe disa biznese në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut, ishte në një tavernë mbrëmë në Liossia kur rreth orës 01:00 të mëngjesit, teksa kthehej në shtëpi në Drafi, u zhduk papritur.

Policia është vënë në kërkim të biznesmenit dhe po shqyrton të gjitha mundësitë dhe një prej tyre është dhe rrëmbimi.

Sipas informacioneve, në zonën e Spatës janë gjetur makina të djegura që mund të jenë përdorur për rrëmbimin e tij. Deri më tani askush nuk ka kontaktuar me familjen e biznesmenit. Më 7 gusht 2020, vëllai i biznesmenit ra viktimë e grabitësve, të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë.

Burimi: Protothema.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu