Ofertë nga Kazakistani! Kardozo kërkon të largohet, Partizani i vendos kushte…

0

Sulmuesi brazilian i të kuqve të kryeqytetit dëshiron të dalë si lojtar i lirë dhe të firmosë më pas në Kazakistan, ku ka marrë një ofertë mjaft joshëse.

Rreth 5 mijë dollarë në muaj mësohet të jetë oferta për 27-vjeçarin, i cili u bë pjesë e Partizanit në janar të vitit 2018. Në atë kohë, klubi i kuq shpenzoi 30 mijë dollarë për ta blerë nga maqedonasit e Pelisterit, raporton “Panorama Sport”.

Tashmë braziliani kërkon largimin, por drejtuesit e Partizani ia kanë bërë të qartë sulmuesit se nuk kanë ndër mend ta lënë të lirë, pa u kompencuar financiarisht në këmbim të kartonit.

Aktualisht Kardozo vijon periudhën e rikuperimit, pas operacionit të kryer në klavikulën e krahut të majtë. Më 28 tetor, kur ai iu nënshtrua ndërhyrjes, Partizani dha një afat rikuperimi prej gjashtë javësh, por tashmë kanë kaluar tetë të tilla dhe sulmuesi nuk është ri kthyer.

Me gjasa, në fillim të vitit 2022, sulmuesi brazilian pritet të jetë gati, por duket se në mendjen e tij është larg Partizanit, në Kazakistanin e largët, ku sezoni i ri nis në fund të janarit. Kujtojmë se Kardozo ishte pjesë e Partizanit në sezonin kur u shpall kampion.

Gjithsesi, në asnjë moment ai nuk mundi të gjente vazhdimësi dhe të tregonte aftësitë e tij, ku pritshmëritë ishin të mëdha. Kardozo ka shënuar vetëm 8 gola në Superiore në 56 ndeshje me fanellën e kuqe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu