Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë Albano Rustemi, i dyshuar për shpërdorim të detyrës dhe lidhje me veprimtari kriminale.
Rustemi ka shërbyer si Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës dhe aktualisht është punonjës në Komisariatin e Policisë Dibër.
Sakaq, hetimet janë në vazhdim për të identifikuar të tjerë zyrtarë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.