Dyshohet se e vrau shoku, flet babai 22-vjeçarit që vdiq në Bulqizë: Mjeku më tregoi fjalët e fundit të djalit

0

Kanë kaluar thuajse dy javë që nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Bulqizë, nga ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar i identifikuar si Elidon Basha. Konkretisht tragjedia ndodhi në mbrëmjen e 26 nëntorit, ndërsa mësohet se viktima kishte dalë për gjah bashkë me shokun e tij Klodian Kola, 27-vjeç, teksa dyshohet se ky i fundit e ka qëlluar aksidentalisht Bashën. Elidon Basha humbi jetën rrugës për në spitalin e Tiranës. Ndërkohë sot pas tragjedisë që vrau djalin, ka reaguar edhe babai i viktimës. Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, Hasan Basha, babai i Elidon Bashës rrëfen fjalët që i ka treguar mjeku në Bulqizë, kur i biri ishte ende në luftë për jetën.

Hasan Basha:

Në datën 26 djali punonte në minierën e Bulqizës. Pasi mbaroi punën njoftoi në telefon që t’i bënte mamaja bukën dhe më pas doli me shoqërinë. Në orën 8 të darkës doli për gjueti dhe Klodiani e merrte shpesh me motor për gjueti. Në orën 12 të darkës bashkëshortja më thotë se nuk ka ardhur djali. Djali i xhaxhait merr në telefon dhe thotë se policia e rendit e ka njoftuar se e kanë plagosur djalin dhe e kanë dërguar në Peshkopi. Është vrarë 8 kilometra larg shtëpisë. Djali ka marrë një plumb dhe autori ka marrë fuoristradën. Nuk më ka njoftuar as spitali i Peshkopisë dhe as i Bulqizës. Nga Bulqiza e kanë dërguar me një autoambulancë dhe një mjek roje tha se djalin e kanë dërguar në Peshkopi dhe më thanë t’u jepja gjak se isha 0 negativ. Më lajmëruan prapë dhe më thanë se djalin do e dërgojnë në Tiranë. Ishte një shoqëruese me djalin, por djali kishte ndërruar jetë rrugës për në Tiranë. Unë e kam parë në 03:30 të natës kur ka ardhur në Peshkopi dhe djali ishte i zhveshur dhe pa batanije. Nuk kam folur me djalin e akuzuar dhe kam folur me ekspertin e mjekësisë ligjore për t’i bërë autopsinë dhe nuk kishte dëmtime nga barku, por kishte një dëmtim në pjesën e muskujve. Nuk e di se kush e ka shoqëruar se nuk kam asnjë informacion, mjeku i Bulqizës tha se djali ishte koshient dhe fliste “Sa inat po më vjen”. Një shef policie e ka marrë djalin me një fuoristradë. Familja e autorit nuk ka ardhur të më lajmërojë. Ata ishin shokë prej një viti dhe dilnin shpesh për gjueti. Kanë qenë djem të mirë dhe me sa kam kuptuar unë, nuk kishin konflikt me njëri-tjetrin. Elidoni s’ka pasur armë gjuetie, por Klodiani po kishte armë gjuetie me leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu