Humbi shoqen në aksident, publikon videon në Tik Tok duke qarë/ Flet psikologia: Ja çfarë tregojnë shenjat e saj

0

Një aksident fatal ndodhi paraditen e së shtunës kur dy vajza po udhëtonin me një automjet tip “Smart” në Kamzë. Vajza që e drejtonte mjetin, Deni Doku u përplas me një automjet tip Mercedes dhe për pasojë ndërroi jetë 22-vjeçarja Alida Spahiu.

Doku, e cila është e njohur në rrjetin social TikTok, publikoi një video pak orë pas aksidentit, ku duket e përlotur për mikeshën e saj, një veprim që shkaktoi reagime të shumta.

Lidhur me këtë ka folur dhe psikologia Almida Xhaferri. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Abc-ja e mëngjesit”, psikologia u shpreh se mënyra se si vajza në fjalë e shfaq dhimbjen e saj nuk është e shëndetshme.

“Në gjykimin tim është një simptomë që njeriu nuk po e përjeton mirë realitetin e tij. Priremi t’i shmangemi realitetit kur nuk ndihemi mirë, kemi një lloj vetmie që nuk e përmbush askush në përditshmëri, kur nuk kemi miq real dhe konkret dhe bëjnë një lloj katarsesi. Mënyra ndoshta sesi personi po e shfaq dhimbjen e saj ndoshta nuk është fort e shëndetshme apo fort të ngjashme me normalitetin që jemi mësuar.

Por dhe kur ka shprehje të tilla tregon që po përballet me një situatë të vështirë që nuk po di ta menaxhojë në mënyrë të shëndetshme dhe kërkon një lloj ndërhyrjeje qoftë për të përpunuar traumën, qoftë aksidenti në vetvete dhe ndjenjat e fajit që mund të kesh qenë shkaktar për humbjen e një jete kaq të re“, u shpreh psikologia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu