Dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari në Divjakë

0

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë Divjakë.

Kjo pasi burri dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin, 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu