Dyshohet se ngacmuan dy të mitura, dy të proceduar në Vlorë

0

Një 48-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij, e cila është vetëm 14-vjeç.

“Po këta specialistë ndaluan shtetasin Xh. K., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur 14-vjeçare, të bashkëjetueses së tij”, njoftoi policia.

Gjithashtu një rast tjetër është regjistrua në Vlorë, ku një 28-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare.

“Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Radhimë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 16 vjeç, se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar frikë dhe ankth”, thuhet në njoftimin e policisë.