TIRANË- Një mjet tip ‘Range Rover’ është gjetur ditën e sotme i shkrumbuar. Gazetarja Klodiana Lala raporton se mjeti është gjetur në lagjen ‘Dritas’, pranë Rinasit, në Tiranë. Mjeti në fjalë, është raportuar i vjedhur në muajin janar të këtij viti nga pronari. Nuk dihet ende se çfarë është gjetur brenda mjetit pas zbulimit të tij.
Ka dyshime se mjeti mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur itinerarin e mjetit e për të zbuluar se kush janë personat përgjegjës.