KORÇË- Për një vajzë, e cila sot jeton ne Kanada, Prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për akuzën e vrasjes se kryer ne bashkëpunim.
Kejsi Spahillari, 7 vite më parë, duke bashkëpunuar me të dashurin e saj, Rexhep Vathi, kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre Antonio Karafili, me te cilin Kejsi kishte lidhje paralele.
Fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje, por hetimet e thelluara zbuluan vrasjen makabre.
Për autorin tjetër Rexhep Vathi janë mbyllur hetimet, pasi ai kreu disa kohe pas krimit vetëvrasje.