Aktorja Egla Ceno është përballur sot me reagimin e Saimir Kodrës, pasi e akuzoi këtë të fundit për ngacmim seksual në rininë e saj.
Pak ditë më parë, brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Egla tregoi se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune rreth 25 vite më parë kur ajo ishte studente.
Pas deklaratës, Kodra reagoi në emisionin e tij, “Stop” duke hedhur poshtë pretendimet, teksa paralajmëroi për padi penale ndaj Eglës.
Mbrëmjen e sotme në Big Brother Vip, Ledion Liço e ka përballur Eglën me reagimin e Saimir Kodrës. Ajo ka thënë se sigurisht nuk ka se si ta provojë me fakte atë që ka ndodhur shumë vite më parë, por u shpreh e paintimiduar nga kërcënimi i Saimir Kodrës me padi.
Pjesë nga diskutimet:
Egla: Pse gërmuam kaq thellë në skutat e 20-25 viteve më parë, është sepse vëllai i madh na solli ndërmend këtë fenomen, dhe ajo bisedë me Julian erdhi si pasojë e bisedës së mëparshme. Jam e sigurt dhe njoh vajza më të reja që e vuajnë akoma mbi kurriz këtë presion, lënë punët, me atë punë që mbajnë familjen apo veten e tyre, janë vajza që nuk kanë mbrojtje.
Ledioni: Që janë, le të themi në hall, këta derra duhen thënë me emër dhe mbiemër, sepse përndryshe asgjë nuk ndryshon. Duhet të ketë një libër të madh të burrave që shantazhojnë seksualisht. Unë e kam kaluar atë fazë, më ka ndodhur vetëm një herë kur isha në mbarim të Akademisë. Më është fiksuar ai rast këtu, në atë rast ferma e bën veten me faj. Fillon nuk i flet dot mamit apo babit dhe lë punën duke qepur gojën se po nuk e hape gojën, rrezikon të të mbyllen në surrat shumë dyer të tjera.
Ledioni: Situata është disi delikate, unë jam pro që secila të tregojë historinë si ju vjen. Por në rastin tënd t’i ke përmendur institucionin radion dhe Saimir Kodrën. Arsyen pse ne nuk e sqaruam këtë çështje është se kjo është diçka që duhet provuar. Në momentin që ti thua që ka ndodhur kjo histori, në legjislacionin tonë për shpifje, nëse nuk provohet, ndodh që shkon në gjykatë. Ajo që ne duam të bëjmë me këtë program është të ndajmë histori që ndajnë shapin nga sheqeri çdo ditë. Por janë institucione të tjera që merren për të vendosur drejtësinë në vend. Nëse do të ketë drejtësi aty. Në të kundërt, secili prej nesh mund të thotë diçka për dikë, duke dëmtuar karrierën, familjen e tij.
Egla: E ftoj Saimirin të qetësohet me prononcimet që bën, pa kaluar në skenarë, regjizorë, aktorë e të tjerë. Sepse unë nuk flas me skenarin e dikujt që të them një gjë kaq të vërtetë se e kam kaluar në lëkurën time. Mirë se të vijë gjykata, sigurisht unë nuk do të kem prova materiale, se një event i para 25 viteve nuk ka prova, por mund të bëj një gjë tjetër, të cilën do ta mendoj fort dhe mirë para se ta them. Kaq kisha për momentin.