E amortizuar dhe në kushte të mjerueshme, prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare në Mizë protestojnë serish

0

Shkolla 9- vjeçare në fshatin “Mizë” në bashkinë Divjakë ndodhet në kushte të mjerueshme. Amortizimi i saj ka bërë që nxënësit të largohem dita – ditës drejt shkollave të fshatrave të tjerë, kryesisht në Divjakë dhe Kryekuq.

Kjo shkollë 60- vjeçare ka nxjerë breza të tërë nxënësish, ndërkohë që gjatë dekadës së fundit është lënë në mëshirë të fatit, duke bërë që prindërit të detyrohen ti largojnë prej këtej.

Ndërkohë ashtu siç kishin paralajmëruar banorë , prindër dhe nxënës të shkollës 9- vjecare Mizë nëe Divjakë jane ngritur sërish në proteste pasditen e sotme për fillimin e punimeve per rikonstruksionin e shkollës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu