Italia do të luajë sërish më datë 29 mars. Kombëtarja e kaltër do të sfidojë Turqinë në Konyaspor, në një miqësore në të cilën dy kombëtaret do të tentojnë të lënë pas krahëve zhgënjimin e humbjeve ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë.
Arbitri kryesor i këtij takimi do të jetë Enea Jorgji. Shqiptari që mban stemën e FIFA-s është përzgjedhur të arbitrojë kampionët e Europës në transfertën turke të së martës në mbrëmje që do të luhet në orën 20:45. 37-vjeçari nga Elbasani është konfirmuar si kryesori i miqësores Turqi-Itali, teksa do të ketë si asistentë Dojando Myftarin dhe Ilir Tartarin.