E bujshme nga Italia, “Dybala ka arritur akordin me Milanin”

0

Merkatoja në Itali vazhdon e hapur dhe në ditët e fundit, Paulo Dybala është shfaqur shumë pranë Interit.

Megjithatë, duket se në këtë periudhë, skuadra zikaltër e ka lënë mënjanë 28-vjeçarin për t’u fokusuar te transferimi i Romelu Lukakut.

Në këto kushte agjenti i Dibalës duket se ka nisur përsëri bisedimet dhe me klubet e tjera, ku disa prej raportimeve nga Italia arrijnë deri aty sa thonë se argjentinasi ka arritur një akord me Milanin.

Deklarata e bujshme është bërë nga gazetari sportiv i “Tuttomercato.web”, Fabio Santini, i cili ka thënë se agjenti i Dibalës është duke biseduar me klubin kuqezi dhe kanë një akord verbal për një kontratë 3-vjeçare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu