E bujshme/ Nusja i hedh kanabis të ftuarve në dasmë, dërgohen në spital

0

SHBA – Një nuse në Florida është akuzuar se ka hedhur kanabis në ushqimin e dasmës që ajo ofroi për të ftuarit e saj, duke bërë që shumë të shfaqnin simptoma të helmimit dhe të dërgohen në spital.

Sipas disa prej 50 të ftuarve, ata “ndiheshin çuditshëm” pasi hëngrën qofte, sallatë Cezari, tortelini dhe bukë me vaj ulliri dhe barishte dhe u ankuan për dhimbje stomaku dhe të vjella.

Një tjetër e ftuar, mendoi se dhëndri i saj kishte vdekur dhe se familja e saj mbante informacione prej saj. Ajo u dërgua në spital në gjendje paniku dhe mjekët iu desh t’i jepnin diçka për t’u qetësuar,- tha policia.

Nga ana e saj, nusja mohoi të kishte lejuar përdorimin e drogës në ushqim kur u mor më pyetje nga policia. Një e ftuar, megjithatë, tha se pa një anëtar të stafit të restorantit duke shtuar “një substancë të gjelbër” në një pjatë menyje, ndërsa një tjetër tha se nusja pranoi se kishte shtuar kërp në vajin e ullirit.

Policia kreu një hetim duke mbledhur enë qelqi dhe ushqim nga tryeza e dasmës për analiza, të cilat përfshinin luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë, ëmbëlsira puding dhe lazanja. Zyrtarët thonë se buka dhe lazanja më vonë u testuan pozitive për THC, një kimikat psikoaktiv në marihuanë dhe tre të ftuar gjithashtu u testuan pozitivë për substancën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu