E cënon karrierën tuaj dosja I.M? Ja si përgjigjet ish-presidenti Ilir Meta

0

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për garën e hapur për zgjedhjen e kreut të PL, duke thënë se është i mirëpritur kushdo dhe se procedurat do të jenë transparente.

I pyetur nëse cënohet karriera e tij politike nga dosja I.M., ish-presidenti u shpreh se karrierën e tij nuk mund të cënojë asgjë, duke shtuar me bindje se do të arrijë majat.

Pyetje: Zgjedhjet për kreun e PL?

Meta: Gara është e hapur, kushdfo është i mirëpritur, do të ketë votim të fshehtë dhe me alternativa. Nuk kam pse të shpik kandidat fiktivë, proceduart do të jenë transaprente. PL ka tre boshte, lirinë, interesin kombëtar dhe interesi ideologjik.

Pyetje: E cënon dosja I.M karrierën tuaj?

Meta: Nuk kam arsye të humbas kohë për një cështjentë qartë për qytetarët. Avokati im ligjor bëri të ditur se Kuvendi, ku kryetraj u tromaks, num ka pranuar që të japë informacion lidhur me të gjithë komunikimet me Autoritetin, kjo është një ngjarje e parecedentë. Autoriteti nuk ka pranuar që t’i japë dokumente avokatit tim.

Prokuroria është e mjaftuar me të dhënat që i kanë dhënë anëtarët e Autoritetit. Kjo çështje do të shkojë në Gjykatë Europiane, sepse ka të bëjë me një demonstrim spektakolar sesi degradon shteti pas 30 viteve. E gjitha kjo ka ndodhur pasi janë larguar dy persona nga Bordi dhe janë zëvendësuar me dy persona besnikë të Lul Bashës.

Karrierën timë e ka vetëm Meta në dorë. Pushteti im është karakteri im dhe dashuria që kam për qytetarët. Asgjë nuk e cënon më Metën, unë kam nisur një rrugë të qartë në 25 korrik e cila padyshim është malore, por kam bërë stërvitje dhe do të arrij majën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu