Negociatat mes grupeve në PD, Bardhi: Nuk kam qenë dhe s’do jem krah Sali Berishës

0

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, është mandatuar nga grupi i drejtuar nga Alibeaj për të negociuar me grupin e drejtuar nga Sali Berisha, për mundësinë e daljes me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të pranverës 2023.

Ai ka folur mbrëmjen e sotme për negociatat me Edi Palokën. I ftuar në emisionin “Open”, Bardhi është pyetur nga analistët nëse grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj e harroi “non-gratën” Sali Berisha dhe do ulet në tryezë me të.

“Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi për çështjet që na ndajnë. Ama ka shumë çështje që na bashkojnë, të mundim kandidatët e Edi Ramës. Unë nuk thashë që kam njohur Sali Berishën. Por jam duke biseduar me një pjesë të demokratëve, mendojnë ndryshe por janë si unë”, tha Bardhi, duke këmbëngulur se nuk do bëjnë fushatë me Berishën, por me demokratët.

Do jesh në krah Berishës në fushatë apo jo, përkrah një non-grate?

Gazment Bardhi: Unë do jem përkrah liderëve lokalë. Flasim për kandidat të përbashkët. Nëse qëndrojmë në pozicione të ndara, secili në Statute të ndara, ne këtë nuk e bëjmë dot. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi për çështje që na ndajnë.

Nuk kam qenë në krah të Sali Berishës për shkak të problemit me Amerikën, dhe as nuk do të jem në krah të Sali Berishës. Por kjo nuk më pengon të jem në krah të demokratëve. E rëndësishme është që demokratët të bëhen bashkë për të mundur Edi Ramën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu