E dashura zbrazi 40 plumba! Del nga spitali Vali Corleone, është plagosur vetëm në këmbën e djathtë

0

Kryeshefi i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli tha se Corleone tashmë mund të qëndrojë në shtëpi, por që duhet mbajtur nën vëzhgim.

Princ Valentino Corleone është nxjerrë nga spitali ku ishte shtruar pasi partnerja e tij e plagosi me armë zjarri. Mediat e Kosovës shkruajnë se 40-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka pasur vetëm një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në këmbën e djathtë.

Kryeshefi i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli tha se Corleone tashmë mund të qëndrojë në shtëpi, por që duhet mbajtur nën vëzhgim.

“Është sjell i plagosur në këmbën e djathtë, deri paradite ka qenë duke u trajtuar dhe më pas është liruar. Gjendja e tij është stabile,”- tha Ismajli.

Ndërsa, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njofton se ka ushtruar kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anita Sylës, vajzës 22-vjeçe, e dyshuar për plagosjen e Prince Valentino Corleone. Ajo akuzohet për dy vepra penale “Vrasje në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Syla e qëlloi me armë zjarri Corleonen. Në banesën ku çifti jeton u gjetën të paktën 40 gëzhoja armësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu