SHBA- Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve, një prej kafshëve shtëpiake, shkruajnë mediat e huaja.
Dita Botërore e Maceve festohet çdo vit që nga viti 2002 më 8 gusht, nisur kjo nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të përkëdhelur edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë.
Në shumë vende evropiane festohet më 17 shkurt, në Rusi më 1 mars dhe në SHBA më 29 tetor.
Macet si kafshë shtëpiake
Macet janë kafshë shtëpiake të mahnitshme pasi u pëlqen të kujdesen për veten dhe nuk kërkojnë shumë stërvitje jashtë shtëpisë. Ata përshtaten me lehtësi në çdo lloj shtëpie dhe është e lehtë t’i mbash të kënaqur. Në pamje të parë, ata mund të mos jenë shumë komunikues dhe shprehës.
Është zbuluar se macet reduktojnë ndjeshëm nivelet e stresit, ndoshta sepse mirëmbajtja e tyre është më pak stresuese se ajo e një qeni. Mjafton t’i përkëdhelësh dhe të dëgjosh zhurmën e tyre dhe drejtpërdrejt kjo ka një efekt qetësues. Një studim zbuloi se të jetuarit me një mace për 10 vjet çon në një shans 30% më të ulët për të pasur një atak në zemër ose goditje në tru.