E ëma rrëfen: Kam 5 ditë që kërkoj djalin në dyert e komisariateve

0

Gjatë protestave prej pesë ditësh në kryeqytet për ekzekutimin e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, shumë qytetarë janë arrestuar dhe shoqëruar në komisariate. Mes tyre kanë qenë dhe disa të rinj. i tillë është dhe rsti i një 18-vjeçari nga Tirana, për të cilin e ëma deklaroi se prej 5 ditësh nuk ka marrë asnjë lajm për të birin. Në një intervistë për ABC ajo ka shtuar se i biri nuk ka qenë pjesë e protestës, pasi thjesht kishte dalë në afërsi të qendrës tregtare pranë Kuvendit. Ajo thotë gjithashtu se ka përjetuar makthin më të madh të jetës dhe pasi ka kontrolluar në disa rajone, e ka gjetur në rajonin Nr. 6.

Ajo u shpreh:

Nuk kam fjalë. Kam pritur çdo minutë, nuk kam fjetur as natën. Thoja kur do të gdhihet të shkoj edhe një herë të marr informacion. Kam qenë duke u dridhur më ka dalë trupi jashtë kontrollit. Çdo gjë është e filmuar, ka kamera. I kanë kap aty. Nuk ka qenë fare. Nëse do të ishte do ta pranoja, ka të drejtë edhe ai të protestojë për diçka që e quan të padrejtë. I kam marrë të gjitha rajonet me radhë. 112 më vinte vetëm muzikë. I kam bredhur të gjitha rajonet duke parë emrin në listë. Thashë, tani, ose në spital ose në rajon diku do ta gjej. E gjeta tek rajoni numër gjashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu