Agjencia më e lartë e inteligjencës kriminale e Australisë shkruan se Tom Doshi, drejton një grup kriminal në vend që kryen mashtrime imigracioni, trafik droge dhe pastrim parash.
Dokumentet konfidenciale të inteligjencës nga Australia pretendonin se Tom Doshi ka drejtuar një grup të organizuar kriminal që përbëhet kryesisht nga anëtarë të familjes së tij.
Grupi i tij, thonë raportet, është pjesë e një rrjeti më të gjerë që ka shfrytëzuar dobësitë sistematike në sistemin e emigracionit të Australisë për të çuar anëtarët e saj shqiptarë në Adelaide, Melburn, Perth dhe Uellsin e Ri Jugor.
Sipas hetuesve, këto banda shqiptare me bazë klanore specializohen në aktivitete kriminale si kultivimi i paligjshëm i kanabisit, armët dhe trafiku i drogës.