E frikshme/ Makina del nga korsia përfundon në banesë, drejtuesi i mjetit nën efektin e drogës.

0

Një makinë ka humbur kontrollin e drejtimit dhe si pasojë ka dalë nga korsia duke përfunduar në një banesë private. Drejtuesi i mjetit u kap menjëherë në flagrancë i akuzuar për “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Ai gjithashtu i është nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv ndaj tyre. Aksidenti i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Ndërkohë sipas njoftimit të policisë numri i drejtuesve të mjeteve që rezultojnë pozitiv ndaj drogërave pas testimit, ka shkuar 116.

Njoftimi:

Shkon në 116 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Nuk rregullon shpejtësinë me mjet në qëndra të banuara, humb kontrollin e drejtimit të mjetit, del nga karrexhata dhe si pasojë përfundon në banesë private. Drejtuesi i automjetit me iniciale R.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC, si dhe në gjëndje të dehur.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu