Policia e Pogradecit është alarmuar në orët e para të mëngjesit pas telefonatës së rojes së Prokurorisë i cili ka parë një person duke vendosur një objekt poshtë automjeti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.30 të mëngjesit.
Fillimisht është dyshuar për eksploziv. Por pas mbërritjes së specialistëve antieksploziv nga Tirana, është zbuluar se nuk ishte eksploziv por një pajisje GPS.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Çekani.