E frikshme ! Qindra minj ‘pushtojnë’ fermat në Australi

0

Një video e frikshme dhe njëkohësisht e tmerrshme është shpërndarë në rrjet nga një fermer në Australi.  Në pamjet e publikuara shihen qindra minj të cilët po shkonin të “pushtonin” hambarët e tij.

Brody Roche filmoi tufat e minjve teksa suleshin drejt fermës së tij, në tokat, makineritë dhe mbuluan qeset me grurë.

Këto pamje kanë ardhur pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe përmbytjet e rrezikshme që përfshinë Uellsin e Ri ku krijuan kushte të përsosura  për minjtë të cilët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën në të gjithë vendin.

Fermerët të alarmuar së fundmi po kërkojnë ndihmë nga qeveria pasi nuk po mund ta përballojnë vetëm të gjithë këtë situatë.

Organizata e fermerëve ka ngritur zërin dhe po kërkon një ndihmë financiare për të gjithë fermerët përmes një programi.

“Kontrolli I miut është tepër I kushtueshëm prandaj dhe duhen financa nga shteti. Opsionet e mundshme që ne po vendosim përfshijnë një zbritje të produkteve kundër brejtjes ose një subvencion për karremat tokësorë dhe ajrorë. Veprimi është i nevojshëm tani. Kjo situatë e minjve  sa po vjen dhe po përkeqësohet”- tha zëdhësi I Organizatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu