E fshiste kokainën në mur/ Shqiptari shkon tek vendi ‘sekret’, patrulla italiane e zbulon

0

I riu shqiptar, 30 vjeç, i paidentifikuar nga mediat italiane, u pikas pranë një muri, duke u përpjekur të nxirrte diçka nga një vrimë.

Një shqiptar ra në prangat e Policisë italiane, pasi u kap me kokainë. I riu shqiptar, 30 vjeç, i paidentifikuar nga mediat italiane, u pikas pranë një muri, duke u përpjekur të nxirrte diçka nga një vrimë. Ky veprim tërhoqi vëmendjen e agjentëve të patrullonin në zonë me makinë.

Veprimi i shqiptarit u tërhoqi vëmendjen, ndaj efektivët zbritën nga mjeti dhe vendosën që të ndërhynin. Pasi kontrolluan edhe ata vendin, zbuluan se shqiptari kishte fshehur brenda vrimës disa qese kokaine me peshë rreth 8 gramë. Për këtë arsye policët kryen kontroll edhe në shtëpinë e shqiptrarit, por nuk gjetën sende të tjera të ndaluara. Megjithatë ai u arrestua për veprën penale për trafik droge.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu