E ftoi për kafe, shqiptari tenton të përdhunojë një 38-vjeçare në Greqi

0

Në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojëNjë 38-vjeçare për pak sa nuk ra viktimë e përdhunimit në Kretë. Sipas informacioneve të cretapost, më 15 gushtit, një 45-vjeçar me origjinë nga Shqipëria e ftoi 38 -vjeçaren në shtëpinë e tij për të pirë një kafe.

Gruaja ka shkuar në shtëpinë e tij në Ammoudara në orën 9 të mëngjesit, por gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër, raporton Protothema.

Sipas denoncimit, në një moment 45-vjeçari e ka hedhur me dhunë drejt shtratit të tij dhe e ka kapur nga qafa, ndërsa ka tentuar ta përdhunojë. Ajo, fatmirësisht, ia doli dhe shpëtoi nga duart e tij, duke shmangur më të keqen, ndërsa shkoi në polici dhe e denoncoi.

Pak orë më vonë policia ka lokalizuar dhe arrestuar 45-vjeçarin, i cili siç u konstatua se ndodhet në mënyrë të paligjshme në Greqi.

45-vjeçari është dërguar në Prokurorinë Publike, dhe akuzohet për veprën penale të përdhunimit në tentativë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu