Armand Duka do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, me një mandate të vlefshëm edhe për katër vitet e ardhshëm.
Në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, të mbajtura sot në “Shtëpinë e Futbollit”, pas votimit të 43 anëtarëve të pranishëm në këtë asamble, Armand Duka rizgjidhet president i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ai grumbulloi 37 vota kundrejt 4 të fituara nga Sulejman Starova. Kandidati Dritan Shakohoxha që nuk ishte në salle nuk mori asnjë voto.