FUSHË KRUJË– Një person dyshohet se është vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës. InfowebTv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes në mbikalimin e Fushë Krujë. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti, me të cilin po lëvizte dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë. Tymi i zi ka mbuluar të gjithë zonës, por nuk dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në ngjarje.
