E FUNDIT/ Digjet një farmaci në Vlorë

0

Vlorë- Një farmaci është djegur gjatë natës në bulevardin Vlorë-Skelë, rreth orën 02:30 e natës. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, mirëpo shkaqet nuk dihen ende.

Farmacia është në administrim të shtetases R. I.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që i kanë hedhur lëndë djegëse. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu