GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.
Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi është marrë në hetim nga SPAK dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest shtëpie. Byberi bashkë me zv.kryetarin e Bashkisë, Abedin Kërrnaja akuzohen për shpërdorim detyre në dy raste. GJKKO ka caktuar masën arrest në shtëpi edhe për zv.kryetarin Kërrnaja, për të njëjtën akuzë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Prokuroria e Posaçme thotë se Byberi dhe Kërrnaja kanë shkelur ligjin në për ndërtimin e dy rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 277. 611.520 ;ekë. Dy hetimet e nisura nga organet vendore të qarkut Kukës përkatësisht në vitin 2021 dhe 2023 i kanë kaluar për kompetencë SPAK.
Sipas SPAK, kryetari i Bashkisë dhe nënkryetari kanë shkelur ligjin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, gjatë procesit për hapjen e dy rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.