E fundit/ Merr flakë makina brenda tunelit të Kërrabës

0

 

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda tunelit në këtë rrugë, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.

Fatmirësisht deri më tani bëhet me dije se nuk ka asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Ndërkohë për shkak të makinës në flakë janë krijuar radhë të gjata automjetet dhe trafik në krahët e tunelit.

Zjarrfikësit kanë fikur flakët, ndërsa policia ka monitoruar trafikun dhe ka kryer veprimet proceduriale në lidhje me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu