E FUNDIT/ Nxirret një trup i pajetë nga ujërat e liqenit të Kukësit, detajet e para

0

Nxirret një kufomë e seksit femër, rreth të 30-ave, në ujërat e liqenit të Kukësit. Kufoma ende e paidentifikuar është transportuar mëngjesin e së martës në morgun e spitalit të Kukësit.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i denoncuar për persona të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Kukësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu