Një gazetar britanik është plagosur rëndë teksa ishe duke raportuar për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ndërkohë kujtojmë se në Ukrainë vijojnë përplasjet mes forcave ruse dhe atyre vendase.
Sipas raportimeve të deritanishme nga mediat e huaja, gazetari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në reanimacion teksa mjekët janë duke u munduar t’i shpëtojnë jetën. Lajmin për ngjarjen e rëndë e konfirmoi prokurorja Irina Venediktova.
Nga ana tjetër kujtojmë se një gazetar amerikan, Brent Renaud humbi jetën ditën e djeshme në Irpin.