Nuk ndalojnë zjarret në Lezhë, flakët përhapen pranë shkollës 9 vjeçare, rrezikohen banesat përreth

0

Një tjetër vatër zjarri është shkaktuar në orët e pasdites së sotme në lagjen Nënë Tereza të Lezhes. Zjarri ka rënë pranë shkollës 9 vjeçare dhe nga fotot qe dergojne qytetaret duket se kemi te bejme me nje vatër të konsiderueshne.

Zjarrfikësit janë drejtuar për në zonë në mënyrë që të shuajnë. Vatra e zjarrit në këtë zone është e perseritshme pasi kemi te bejme me mje vend depozitim mbetjesh inertesh, por nuk mungojne rastet kur aty hidhen edhe materiale të djegshme të cilave me vonë ju vihet flaka.

Duke qenë se është një zone me kallamishte, frika e përhapjes se flakeve eshte e madhe dhe perreth ka edhe banesa, ndaj nderhyrja e zjarrfikesve duhet te jete e menjehershme. Pavarsisht perseritjes se situates, nuk ka patur reagime per bllokimin e depozimit te mbetjeve te diegshme brenda kesaj siperfaqeje toke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu