E FUNDIT/ Tension i lartë në Egje, avionët ngrihen në fluturim, mediat turke dhe greke dalin me lajmin e fundit

0

Pas një vere të qetë, Egjeu ka filluar të “nxehet” sërish, ku grekët dhe francezët janë vënë përballë turqve në lidhje me kërkimin e gazit në zonë. Anija greke e kërkimit “Nautical Geo” ka nxitur reagimin e turqve gjatë momenteve kur po kryente sondazhe në jug-perëndim të ishullit të Qipros gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mediat respektive raportojnë për një incident të ndodhur për shkak të kësaj anijeje, ku grekët akuzojnë turqit për tensionim të situatës, kurse këta të fundit theksojnë se ishte anija greke që u fut në Zonën Ekskluzive Ekonomike të tyre.

Zona ku po kryen kerkime anija greke
Autoritetet greke publikuan një NAVTEX në 29 shtator duke njoftuar itinerarin e anijes “Nautical Geo”, por reagimi i turqve erdhi vetëm mbrëmë kur anija u fut në zonën që ata e pretendojnë si të tyren.

Mediat turke njoftuan me lajm të fundit zhvilliet në Egje, ku një numër avionësh u ngritën po ashtu nga bazat e tyre në zonë për të paralajmëruar grekët, kurse një anije ushtarake turke iu afrua anijes “Nautical Geo” duke i kërkuar të largohet nga zona.

Turqia pretendon si Zonë Ekonomike Ekskluzive thuajse të gjithë detin që rrethon Qipron deri në kufi me Egjiptin dhe Libinë, por kjo nuk pranohet nga grekët, të cilat pretendojnë të kundërtën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu