E fundit/ Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi. 912 të vdekur deri më tani

0

TURQI– Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në kufirin e Turqisë dhe Sirisë, arrin në 1200. Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se 912 kanë vdekur në Turqi, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë raporton se atje kanë vdekur 320 njerëz. Në Turqi, Erdogan tha se numri i të plagosurve është 5,383. Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti turk ka deklaruar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për 10 provincat e prekura nga tërmeti dhe po punojnë fort për të nxjerrë njerëzit nga rrënuar.

Të fundit rreth tërmetit në Lindje te Turqisë deri më tani:

– 912 viktima, 5385 te lënduar
– 2818 banesa të rrënuara
– Shkalla e tërmetit u perditsua, nga 7.4 në 7.7 shkalle Rihter
– 9000 personel të kërkimit-shpëtimit ne terren
– ushtria e përfshirë në operavione te shpëtimit
– ndihma nga vendet tjera eshte hapur – SHBA, BE, Gjermania, UK, Azerbajxhani, Izareli, Pakistani, Japonia, Ukraina, Rusia ndër vendet e para që kanë ofruar/ jane rruges për të dhenë asistencen e tyre në operacionet e shpëtimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu