E FUNDIT/ Tymi i zi “përpin” Vlorën, çfarë po ndodh në qytetin bregdetar

0

VLORË – Qyteti bregdetar i Vlorës, është mbuluar sot nga tymi i zi dhe bloza e çliruar nga djegia e gomave në afërsi të portit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC, një sasi e madhe gomash kanë marrë flakë, duke krijuar një situatë tepër problematike për mjedisin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e gomave.

Për të shuar flakët në vendin e ngjarjes kanë arritur dy makina zjarrfikëse që po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Deri më tani nuk dihet autori zjarrvënies që po shkakton një dëm kolosal për qytetin e Vlorës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu