E futi në kurth një vajzë? Detaje të reja nga vrasja e anëtarit të bandës së Lushnjës në Peqin

0

Mësohen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ish-anëtarit të bandës së Lushnjes, Alban Semaku në Peqin. 38-vjeçari që njihej edhe me emrin Elton Kinezi u gjet i vrarë me armë zjarri ditën e diel pranë lumit Shkumbin.

Semaku dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona që nuk janë identifikuar. Po i njëjti burim theksoi se personi që e ka nxjerrë në pritë, duke e çuar në vendin që u ekzekutua sipas të gjitha gjasave ka qenë i njohur i tij. Nuk përjashtohet mundësia që në drejtimin e makinës që dërgoi Semakun pranë lumit Shkumbin të ketë qenë një femër.

Në momentin që ka mbërritur në vendin ku u gjet i vdekur, 38-vjeçari është përballur menjëherë me autorët të cilët dyshohet të kenë qenë të fshehur në shkurret ku u gjet pa jetë. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes por dhe nga dinamika e ekzekutimit dyshohet që viktima ka tentuar të largohet duke kaluar murin por nuk ka mundur. Kjo vërtetohet nga këqyrja e vendit të ngjarjes ku janë konstatuar njolla të shumta gjaku në një distancë të gjatë çka bën që grupi hetimor t’i mëshojë këtij varianti.

Ajo që e përforcon më shumë këtë variant është fakti që dy nga katër gëzhojat të dyshuar të kalibrit 9 mm të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe sekuestruar. Nga dëshmitë e banorëve të zonës nuk janë dëgjuar të shtëna çka ngre dyshime të forta se autorët kanë qëlluar me një armë me silenciator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu