Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar paraditen e sotme në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në një qese të zezë pranë një grumbulli mbeturinash.
Referuar raportimeve nga mediat lokale, ngjarja është zbuluar nga një qytetar i rastësishëm, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet.
Pas këtij njoftimi, policët dhe mjekët emergjentë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se foshnja ishte pa shenja jete.
Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, foshnja u gjet në një qese plastike të zezë në zonën e vendgrumbullimit të mbeturinave në rrugën “Butofci”, ndërsa policia dhe hetuesit ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet mbi vdekjen dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Autoritetet kanë bërë thirrje publike për këdo që mund të ketë informaci