E fyeu me fjalë të rënda, Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca

0

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka e ka fyer me një fjalë të rëndë Spiropalin, por kjo pa mikrofon.

“Do qash si Lindita këtu, do fshinë këpucët me ty. Nuk do të ketë Pëllumb që do të të mbrojë. Lej por….”, dëgjohet të ketë thënë Noka

Përveç përjashtimit të Nokës, Spiropali ndërpreu përkohësisht seancën.

“Je i përjashtuar nga seanca, vazhdo ik atje”, i tha Spiropali Nokës. “E dëgjoni gjuhën e tij? Largohu nga foltorja. Nuk duroj as fyerje, as zaptim foltoreje”.

Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…

Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e tij…Zoti Noka largohuni nga foltorja.

Po ju respektoj në maksimum për çdo procedurë, nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores. Largohu se je i përjashtuar.