E gjithë Kosova drejt Tiranës…

0

TIRANE – Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë, që në orët e para të mëngjesit duke krijuar një fluks të paparë makinash në autostradë. Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese nga ora në orë që pritet të pushtojë Tiranën…

Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet, me dëshirën e madhe për ta fituar këtë ndeshje, e cila konsiderohet për kuqezinjtë si ‘porta’ drejt Botërorit 2026.

Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë e Kombëtares, si përherë, nuk do të mungojë edhe kësaj here, edhe pse shumë prej tyre mund të mos kenë bileta për në stadium. Për ta mjafton të jenë pranë djemve të tyre kuqezinj… me shpirt dhe zemër.

Herën e fundit kur dy kombëtaret ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europianin 2016. Serbia u rendit pas kuqezinjve.
Foto Klan Kosova