Tre mjete zjarrfikëse kanë shuar zjarrin dhe kanë shpëtuar dy vëllezërit e dy persona të tjerë, familjarë të tyre.
Katër anëtarë të një familjeje janë shpëtruar nga banesa që u përfshi nga flakët. Mësohet se dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi janë nxjerrë nga shtëpi në fshatin Mbolan në ish/njësinë administrative Sinjë të Beratit, pasi kjo e fundit u përfshi nga zjarri pas goditjes nga rrufeja.
Tre mjete zjarrfikëse kanë shuar zjarrin dhe kanë shpëtuar dy vëllezërit e dy persona të tjerë, familjarë të tyre. Bashkë me ta, kanë nxjerrë të paprekur hde një sirtar me 20 mijë euro, para të grumbullkuarea nga familja e të kursyera ndër vite.