Burri u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës në një pellg gjaku dhe kishte një plagë në pjesën e pasme të njërës prej këmbëve.
IRLANDË-Një burrë irlandez ka humbur jetën pasi është plagosur nga një gjel agresiv “Brahma” që jetonte në pronën e tij. Jasper Kraus, 63 vjeç, nga Killahornia është sulmuar më 28 prill të vitit të kaluar.
Qiramarrësi i tij Corey O’Keeffe, tha se ai dëgjoi Kraus duke bërtitur gjatë sulmit dhe pa gjak që i rridhte nga këmba e tij.
Ai tregoi se thirri shërbimet e urgjencës, u kujdes për plagën e Kraus në këmbën e tij dhe e ndihmoi atë që të mos i pushonte zemra deri në momentin që erdhi ambulanca. Burri tha se kur Krausi ishte i vetëdijshëm ai thonte fjalën “gjel”.
Autoritetet thanë se burri u gjet i shtrirë në dyshemenë e kuzhinës në një pellg gjaku dhe kishte një plagë në pjesën e pasme të njërës prej këmbëve.
Brahma është një racë amerikane e pulave. Dr Ramadan Shatëan, i tha hetuesit se ndërsa fytyra e të ndjerit ishte e mbuluar me gjak, nuk kishte prerje në fytyrë dhe shkaku i vdekjes së tij ishte për shkak të aritmisë kardiake vdekjeprurëse.
Burimi: Dailymail.