Cole Thomas Allen, 31 vjeç, një mësues dhe inxhinier nga Torrance, Kaliforni, është i arrestuari pas sulmit të armatosur përpara sallës të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, një ngjarje prestigjioz, ku merrnin pjesë figura të njohura të administratës Trump, përfshirë presidentin.
Allen, i cili ishte i armatosur me një pushkë shënjestruese, një pistoletë dhe thika, është përplasur me oficerët dhe është neutralizuar pas shkëmbimit të zjarrit.
Në një letër që ai i dërgoi familjes para sulmit, Allen kërkoi falje për veprimet e tij, duke shprehur zemërim dhe neveri ndaj administratës Trump, dhe përmendi se ky akt ishte një “detyrë” që ai ndiente se ishte i nevojshëm për t’u realizuar. Shkruante se kishte përpiluar rregulla të veçanta për sulmet ndaj zyrtarëve të administratës, duke i renditur ata nga më të lartit në më të ulëtin.
Allen shprehej se ndjente se “kishte shumë arrogancë në sallën ku mbahej mbledhja”.
Sipas tij, për shkak të arrogancës, ai vetë ishte lejuar të kishte armë me vete e nuk ishte kontrolluar siç duhej. Një oficer i lartë i administratës e quajti Allen-in një “ujk të vetmuar” dhe tha se ai kishte udhëtuar me tren nga Los Angeles-i për të mbërritur në Washington, D.C., dhe kishte qëndruar në hotelin ku mbahej eventi.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e kanë përshkruar Allen-in si një person tepër të zgjuar, por me një prirje të rrezikshme për të bërë deklarata radikale. Ai kishte punuar në zhvillimin e videolojërave dhe ishte vlerësuar si “Mësuesi i muajit” në vitin 2024, duke dhënë mësim për nxënës të shkollave të mesme.
Në një intervistë më vonë, motra e Allen e përshkroi atë si një person që kishte mbajtur armë të fshehura dhe se kishte prirje të theksuara antiTrump.





