“E kanë seriozisht”, motra e Granitit flet për herë të parë, çfarë mendon për Fifin si kunatë

0

Dy konkurrentët e “Big Brother VIP”, Fifi dhe Granit Cana, kanë treguar se kanë një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin, që mund të kthehet edhe në një histori dashurie.

Dyshja janë parë shpesh duke biseduar gjatë me njëri-tjetrin, aq sa nga jashtë kanë krijuar idenë se ka nisur një pëlqim. Përmes një lidhjeje me Skype në “Ftesë në 5”, moderatorja Genta Cana, motra e Granitit, tha dje se e sheh këtë marrëdhënie si serioze, ndonëse pret më shumë nga ai brenda shtëpisë.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”,- tha Genta.

Ajo tregoi gjithashtu se Graniti ka qenë pak aventurier, meqenëse ka pasur disa lidhje më herët. Moderatorja shtoi se kanë qenë të rralla rastet kur ish-futbollisti ka bërë dhurata, sepse nëse kjo ndodhte, do të thonte se ai e kishte seriozisht me vajzën me të cilën po dilte. Por në të vërtet, kanë qenë më shumë vajzat ato që i kanë bërë dhurata Granitit.

E pyetur nëse e sheh Fifin si partneren e vëllait të saj, Genta tha:

“Më pëlqejnë. Unë si kunatë i them Fifit mirë se të vijë. Nuk mund të marrë përgjegjësi për çfarë mundet me ndodhë.

Ata ishin të qartë dje në mendimet e tyre dhe çka folën, qoftë Graniti, qoftë Fifi. Diçka po lind, e që e kanë seriozisht, s’diskutohet, e kanë goxha seriozisht. Rehatia midis të dyjave vërehet.”

Ndërkohë, dy ditë më parë, Graniti tregoi se si ndihet në raport me këngëtaren. Teksa ishin të dy në dhomën e rrëfimit, ai tha:

“Unë e kam cek që këtu brenda jemi bërë si një lloj familje të gjithë, por janë ato momentet kur qesh, kënaqesh… Por kur je në një moment të keq dhe të vijnë mendimet e këqija, ka qenë Fifi ajo që më është afruar, më është gjendur, ka pasur momente që më ka ushqyer. E kemi gjuhën të përbashkët, mendimet të njëjta. Në këtë moment harrova që ndoshta edhe po lind diçka”.

Ndërkohë, Fifi ka deklaruar se i pëlqejnë djemtë e këqinj. Artistja tha:

“Duhet me kon burrë more, me kon burrë, me u çu mu rreh për ty, a pe din? Me ta dhez nji shuplakë, jo mu, po të tjerëve. Po pak ‘bad boy’ duhet me kon, nëse s’osht ‘bad boy’ mu s’më ngjall inspirim. Unë kam qejf me dal me ndonjë djalë të keq.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu