Bie dëborë në zonat malore në vend (Foto)

0

Zonat malore në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3°.

Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.

Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

Po ashtu reshje dëbore janë regjistruar edhe në malet e zonës veriore dhe në male të tjera të larta në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu