E kishin futur në kuti dhe e kishin mbështjellë me çarçaf. Dy shqiptarët tentojnë të sjellin në vendlindje të afërmin e vdekur. Kapen nga policia

0

Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane në portin e Barit, teksa po përpiqeshin të kalonin një të afërmin e tyre që kishte vdekur duke e futur në bagazhin e makinës.

Ata e kishin futur trupin e pajetë në një kuti dhe e kishin mbështjellë me një çarçaf. Shqiptarët nga Kosova, po përpiqeshin që ta çonin të afërmin në vendlindje për ta varrosur.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se viktima kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Policia italiane e dërgoi trupin e pajetë në morg.

Dy shqiptarët janë ndëshkuar me gjobë për veprimin e bërë. Kujtojmë se nuk është hera e parë që të tilla ngjarje ndodhin nga shqiptarët.

Burimi: va.news

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu