E konfirmon edhe Franca, Karim Benzema nuk do të jetë në Botëror

0

“Sonte, duhet të mendoj për ekipin, siç kam bërë gjithmonë, kështu që arsyeja më thotë t’ia lë vendin tim dikujt që mund të ndihmojë grupin tonë të ketë një Botëror të mirë”,- tha “Topi i Artë”, përpara se të falënderonte tifozët e tij për mbështetjen e tyre.

KATAR – Në njoftim të fundit të shtunën, Franca ka njohur mungesën e madhe dhe i ka uruar Benzemas shërim të shpejtë. “Karim Benzema detyrohet të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e Botës. I gjithë ekipi ndan trishtimin e Karimit dhe i uron atij një shërim të shpejtë”,- thuhet në njoftimin e tyre.

Pas stërvitjes të së shtunës, Sulmuesi i bluve iu nënshtrua ekzaminimeve në klinikën Aspetar në Doha. Pas një ore atje, ai doli duke çaluar në orën 22:15, i shoqëruar nga doktori Franck Le Gall, i ekipit francez. Diagnoza: Lojtari ka pësuar nga një këputje të muskujve.

“Sonte, duhet të mendoj për ekipin, siç kam bërë gjithmonë, kështu që arsyeja më thotë t’ia lë vendin tim dikujt që mund të ndihmojë grupin tonë të ketë një Botëror të mirë”,- tha “Topi i Artë”, përpara se të falënderonte tifozët e tij për mbështetjen e tyre. Mbetet të shihet se kë do të zgjedhë Didier Deschamps për ta zëvendësuar.

Përveç Benzema, te Franca do të mungojnë për shkak të lëndimit edhe Kanté, Pogba, Kimpembé, Maignan, Nkunku. Një përforcim mund të arrijë ende para mbrëmjes së të hënës, 24 orë para hyrjes në garë të Francës të martën kundër Australisë (20:00).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu