E marta e zezë në Shqipëri/ Nga tritoli në Shkodër te tre vrasjet brenda pak orësh, çfarë ndodhi në vendin tonë ditën e sotme

0

SHQIPËRI- Shqipëria është tronditur sot nga katër ngjarje të rënda brenda pak orësh. Në orët e para të mesditës në Shkodër iu vu tritol Enea Busukja, në Durrës djali vrau babain, në Tiranë picieri vrau kuzhinierin, dhe në Berat një 63-vjeçar vrau një 42-vjeçar.

Atentati me tritol në Shkodër

Një atentat me tritol ndodhi sot në Shkodër. Një kallup tritoli iu vendos në makinë punonjësit të Tatimeve në Shkodër Enea Busukja. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Ndoc Mazi’ ku dhe makina ndodhej e parkuar. Në momentin që Busukja ka hyrë në makinë dhe e ka ndezur ka ndodhur shpërthimi. Ndërkohë, 38-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën në spital.

Durrës, djali vret babain

Durrësi u trondit mesditën e kësaj të marte, pasi djali Marjan Kodheli vrau me thikë babain Pjetër Kodheli në banesë, në fshatin Shkallnur. 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa autori u arrestuar nga policia në një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, biznes në pronësi të motrës së vet.

Siç u raportua, 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe më parë ai ka shfaqur sjellje agresive. Gjithashu bëhet me dije se i riu sapo ishte kthyer nga emigrimi. Fqinjët deklaruan pas ngjarjes se i riu nuk ishte mirë mendërisht që pas humbjes së nënës. Sakaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tiranë, picieri vret kuzhinierin

Pak orës pas ngarjes në Durrës edhe Komuna e Parisit në Tiranë u përgjak. Filip Shehu, 42-vjeç i punësuar si picier në restoranitin “City Lounge” goditi me thikë kolegun e tij Indrit Ismaillari, 34-vjeç, i cili fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

Autori i vrasjes u arrestua nga blutë, por bëhet me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte vazhdimisht.

Berat, 63-vjeçari vret 42-vjeçarin

Teksa informacionet po vijonin për dy vrasjet e ndodhura në Durrës dhe Tiranë, një tjetër lajm tronditës u dha edhe nga Berati. Pas dy vrasjeve, edhe Kalaj e Beratit u përgjak, po nga nga një vrasje me thikë. Pas një sherri banal, Kristo Mema 63-vjeç, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin Keli Hoxha, duke e lënë të vdekur.

Po ashtu bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike dhe ka përfunduar në tragjedi. Sakaq, autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. Ndërkohë policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit.