E mbajti të mbyllur në dhomë për orë të tëra, bullgari përdhunon punonjësen shqiptare

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Athinë, ku një shqiptare e cila punonte si punonjëse pastrimi, është përdhunuar nga një shtetas bullgar.

Bullgari e ka tërhequr punonjësen me forcë drejt dhomës ku po qëndronte. Kjo e fundit ka arritur të dalë dhe të kërkojë ndihmë në ballkonin e hotelit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin bullgar.

Sipas mediave të huaja, mësohet se pastruesja shqiptare 51 vjeçare kishte shkuar në dhomën e shtetasit 35 vjeçar bullgar për të pastruar, ndërsa ky i fundit kishte vepruar ndryshe duke e mbajtur për orë të tëra të mbyllur brenda, deri në mbërritjen e policisë ku u bë i mundur lirimi i punonjëses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu