E mitura “helmohet” me ilaçe/ Sarandë, 12-vjeçarja mori një sasi të madhe, u dërgua në QSUT

0

12-vjeçarja e cila mori një sasi të madhe me ilaçe vijon të jetë nën monitorim nga mjekët që nga pasditja e djeshme.

Dyshohet që e mitura ka konsumuar lëndë që merren me trajtimin e sistemit nervor të trurit.

Menjëherë e mitura u dërgua në spitalin e Sarandës nga familjarët dhe më pas u transportua me helikopter në Tiranë për një trajtim më të specializuar.